Angela Merkel pritet t’u thotë sot “au revoir” (”mirupafshim”) francezëve për herë të fundit si kancelare e Gjermanisë. Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të takohet me Merkelin në qytetin Beaune.

Dy aleatët planifikojnë të bëjnë një vizitë në një fondacion spitalor, që ekziston që nga Mesjeta dhe që cilësohet si “një nga monumentet historike më prestigjioze të Francës”.

Në mbrëmje do të ketë edhe një darkë në një restorant në këtë rajon verërash. Merkel do të shoqërohet nga bashkëshorti i saj. Gjatë vizitës, Macron do t’i japë Merkelit Legjionin e Nderit, urdhrin më të lartë të meritës në Francë.