Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve, për vaksinimit ndaj COVID19, ka publikuar mesazhin e akademikut të njohur Luan Omari.
Omari u drejtohet qytetarëve të luakryejnë vaksinimin ndaj COVID-19 pasi janë njëkohësisht edhe përgjegjës për shëndetin e të tjerëve në komunitet.
“Me vaksinim nuk mbron veten, por edhe të tjerët. Ata që janë kundër duhet të kenë shumë parasysh respektimin e masave mbrojtëse, përndryshe bëhen përgjegjës për shëndetin e komunitetit në të cilin bëjnë pjesë”, thotë akademiku Luan Omari.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.