Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve, për vaksinimin ndaj COVID19, ka publikuar mesazhin e prezantueses televizive Eva Murati.
“Unë vij nga familje mjekësh, ne besojmë tek shkenca kështu që unë nuk e kisha asnjë moment në dyshim që do të vaksinohesha. Por nëse ju them një këshillë bashkëmoshatarëve të mi kur takohem është: Si mundet ti të dalësh në rrugë, të shkosh në punë, të ulesh në lokal, të shkosh në party, duke menduar që po i rrezikon jetën dikujt. Ka njerëz aty jashtë që kanë imunitet të dobet, duhet menduar pak më shumë për familjarët, gjyshërit, për njerëz që kalojnë COVID-in me pasoja fatale. Mendoj që nuk duhet të tregohemi egoistë, të mendojmë për ta dhe zgjidhja është vetem një, vaksionohu”, thotë Murati në mesazhin e saj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.