Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për rritjen e ndërgjegjsimit të qytetarëve, për vaksinimit ndaj COVID19, ka publikuar mesazhin e regjizorit të njohur Piro Milkani.
Duke nënvizuar se lufta me COVID-19 nuk ka mbaruar ende, Milkani shprehet se shpëtimi ynë vjen vetëm nga vaksinimi.
“100 vjet më parë gripi spanjoll ishte një katastrof humane. COVID19 është po aq i rrezikshëm, por falë vaksinimit ka 20 herë më pak humbje njerëzore. Lufta ende nuk ka mbaruar. Në mbarë botën sot ka pacientë edhe të moshave të reja, shumica e tyre janë të pa vaksinuar. Jeta jonë është e bukur kur pozojmë përbri nipërve dhe mbesave tona.
Shpëtimi ynë vjen nga vaksinimi”- është mesazhi Piro Milkanit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon fushatën e ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.