Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Meta tha se në Gjermani i është lutur që të anulojë zgjedhjet dhe të anulojë protestën e 8 qershorit, protestë e cila do të përshkallëzonte konflikte të dhunshme në vend. Kjo pasi sipas Metës, Basha i ka thëne se nuk do të kontrollonte dot popullin dhe do të mbante më pas përgjegjësi për dhunën.
‘Lulzim Basha erdhi në Gjermani dhe ju lut presidentit edhe në prezencë të personave të tjera duke ju përgjëruar me lot në sy që të anulonte protestën e opozitës e të shtynte zgjedhjet. protesta që vet Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se Basha nuk e kontrollon dot popullin opozitar dhe do të merrte pasojat. i Trembur përballë popullit opozitar, të cilin dhe gënjente, i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore.’- tha Meta.