Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Forcat e Armatosura, tha se pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%. Peleshi falenderoi për këtë kryeministrin Rama, i cili sipas tij është angazhuar për rritjen e pagave, pas përballjes së ushtrisë me zjarret në gusht të këtij viti.

Ministri tha se buxheti i vitit 2022, do të jetë 32% më i lartë se i këtij viti. Po ashtu Peleshi nënvizoi se 65% e do të jetë buxheti për modernizimin. Peleshi tha se ushtria jonë do të vijojë që të jetë aktive në misionet ndërkombëtare.

Në fjalën e tij ministri Peleshi tha se brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar për Emergjencat Civile brenda Forcave të Armatosura.

‘32% më shumë do jetë buxheti i 2022 krahasuar me buxhetin e këtij viti. Është 32,6 milardë lekë. 102% është rritja në zërin e investimeve. Kemi dyfishim të investimeve në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Veçoj si historike të prekshme dhe me rritjen e motivimit dhe shtimin e dinjitetit një arritje të madhe të këtij buxheti që është rritja me 30% e pagava nga ushtari i parë e deri tek ai me grada më të larta. Kryeministri është angazhuar publikisht pas përballimit me zjarret në gusht të këtij viti. nuk kam pse e fsheh mendoja se një rritje do të vinte deri në 15%. Kryeministër në emër të Forcave të Armatosura faleminderit. Ne angazhohemi që të ngremë në një sistem tjetër sistemin tonë të rekrutimeve. e kuptojmë që nuk janë në nivelin e duhur zyrat e rekrutimit.

Buxheti për modernizimin do të jetë 65%. do të investojmë edhe në pikat tona të dobëta. Duhet të ndreqim së pari disa fusha ku kemi shumë punë për të bërë. Të kemi helikopterë, anije. Kemi aplikuar një bashkëpunim me një agjenci të specializuar të NATO-s për mirëmbajtjen e helikopterëve. Baza e Kuçovës, për pak ditë do të kemi ceremoninë e fillimit të punimeve. Janë 40 mln euro që do të investohen. do të vijojmë të jemi aktivë në misionet ndërkombëtare. Brenda vitit 2022 do të kemi një trupë të dedikuar per emergjencat civile brenda forcave te armatosura, do të ketë infrastrukturën, mjetet dhe buxhetin e saj. Do të fillojë ndërtimi i Kampusit të Forcave të Armatosura.’- tha Peleshi.