Tiranë, 1 Nëntor – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 200 mijë vaksina kundër gripit. Prej disa ditësh ka filluar vaksinimi i të moshuarve me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna në të gjitha qendrat shëndetësore. Në një postim të publikuar nga ministrja Manastirliu janë qytetarët që shprehen të kënaqur për kryerjen e vaksinës kundër gripit ndërkohë që u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Erdhëm me vrap sa e morëm vesh të bëjmë vaksinën”
“Të vijnë të bëjnë vaksinat sa më parë moshat e treta se kanë dhe sëmundje të mbartura brenda”
“Do e bëj vaksinën e gripit. Duam që të mos rrezikojmë jetën”
“Jashtëzakonisht mire dhe shumë i kënaqur jam”
“Është në interesin tonë, për shëndetin tonë, vaksinën do ta bëjmë se sbën”
“Pse mos ta bëjmë? Falas e kemi. Ata që neglizojnë dhe nuk vijnë i bëjnë dëm shëndetit të tyre”

Vaksina kundër gripit mund të kryhet në çdo qendër shëndetësore në të gjithë vendin.