Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi sot ndryshimet në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.

Në drejtimin e kryetares Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mori në shqyrtim aktin normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.

E ftuar për të dhënë shpjegime rreth projektaktit, ishte zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini.

Tomini sqaroi qëllimin e propozimeve për ndryshim të cilat lidhen me lehtësimin e procedurave për alokimin e dozave Pfizer të dhuruara nga shtete të tjera.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan ndryshimet e propozuara.