Nga Pajtim Bello
Beteja mes Lulzimit dhe Saliut ka hyrë në një fazë të nxehtë. Tonet janë ngritur, gjuha është ashpërsuar dhe zinxhiri i gojëve është zgjidhur. Lulzimi foli vonë, ndoshta shumë vonë. E hapi lojën dhe tashmë ka nisur ballafaqimi. Nuk janë të paktë analistët, sidomos ata politikanë nga PD, të cilët bëjnë benë e dhelprës se Saliu nuk e njeh gënjeshtrën. Si është e vërteta? Kush janë rapotet e Saliu me gënjeshtrën?! Po sjellim disa ngjarje.
-Sali Berisha, i dërguar nga Ramiz Alia në mitingun e studentëve në Dhjetor 1990, deklaroi: “Dëshiroj të mbetem një mik i PD dhe i uroj asaj sukses.” Fakti: E uzurpoi dhe po e heq zvarrë, duke mos patur pikë mëshire për mijëra demokratë që i besojnë atij.
-Në fillimet e veta iu drejtua shqiptarëve me shprehje: “Bashkëvuajtës dhe bashkë fajtorë!”, por në fakt vetëm ai dhe të zgjedhurit e tij rezultuan bashkëvuajtës, të tjerët bashkëfajtorë!
-Në 1996 Aleksandër Meksi, me shkresën sekrete me numër 2858 , dërguar ish-presidentit Sali Berisha, kërkoi mbylljen urgjente të piramidave. Berisha e injoroi kërkesën zyrtare të kryeministrit dhe deklaroi: “Paratë e shqiptarëve janë paratë më të ndershme dhe më të pastra në botë..”. Çfarë ndodhi më tej e dimë farë mirë!
-Saliu ka deklaruar dhe ende i qëndron gënjeshtrës se ai nuk ka dijeni çfarë ka ndodhur me Remzi Hoxhën. Ndërkohë pranon se në zyrën e tij si president kishte thirrur në zyrë kryetarin e SHIK, Prokurorin e Republikës dhe Ministrin e brendshëm por nuk tregon çfarë iu raportua prej tyre!
-Në tragjedinë e Gërdecit anashkaloi, fshehu vrasjen e banaxhakut të tij dhe më tej mohoi ta kishte njohur atë! Në këtë ngjarje akuzoi protestuesit socialist se ishin përdoru pistoleta stilolaps, thika me helm etj.
-Në Qershor 2013 iu drejtua demokratëve: “..duke marrë gjithë përgjegjësitë që vërtetë më takojnë, në një vendim të prerë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike, të jem thjeshtë njëri prej jush, anëtar i i PD-së..”. Sot bën një betejë për të marrë kreun e partisë!
-Lulzimi na bën me dijeni se Saliu i ka thënë që para vehtes nuk vendos as PD e as demokratët. Saliu e mohon Bashën. Po e vërteta? Po heqim një paralele mes shprehjes së Saliut që la pa frymë Peter Lucas*, që unë po e citoj në ligjëratë të drejtë: “Après moi, le deluge! (fr.) Pas meje, le të bëhet kiameti!”. Pra Saliu nuk e ka për herë të parë atë që i ka thënë Lulzim Bashës dhe asaj çfarë pohon Basha sot.
Pra Saliu ka thënë dhe e ka provuar se para vehtes nuk vë PD, demokratët dhe gjithë shqiptarët. Mjafton të kujtojmë se Saliu u vetë rizgjodh President i Republikës në 3 mars 1997 kur shqipëria ishte ndezur flakë. Ky rast, at që përmendëm më lart por edhe raste të tjera provojnë se Saliu është politiani prototip që gënjeshtrën e ka mjetin më të fortë për të manipuluar opinionin e sidomos turmat. Saliu nuk duhet besuar kurrë. Gënjen sa herë që gënjeshtra i sjell dobi. Është politikani narcist dhe pragmatist. I lejohet të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Gënjeshtra është më e pakta!..