Që prej hyrjes së Donaldit në “Big Brother”, ai ka shprehur një dashuri të madhe për Bora Zemanin. Mirëpo, ditët e fundit, duket se ka ndërruar mendje, por a ka ndërruar vërtet mendje apo është një lojë që ka zgjedhur “Vëllai i Madh” për t’i bërë banorëve dhe në këtë rast Beatrixit.
Donaldi është parë shumë i afërt me Beatrixin. Ata në çdo moment shihen të përqafuar dhe shikimet e tyre kanë kaluar një tjetër nivel. Donaldi e shikon Beatrixin kur fle njësoj siç shikonte Borën kur u takua brenda shtëpisë së Big Brother.
Kjo ‘kimi’ e Donaldit dhe Beatrixit është vënë re nga të gjithë banorët. Madje ata i kanë këshilluar që të bëjnë ashtu siç e ndjejnë. Por një video po qarkullon ku kanë filluar dyshimet e para nga publiku se në shtëpi ka hyrë vëllai binjak i Donaldit, Romeo dhe në video ku shihet që ai përkëdhel Beatrix, ata dyshojnë se është Romeo.
Nuk e dimë nëse banorët e kanë kuptuar këtë lojë nga “Vëllai i Madh”, por pritet të shihet gjatë spektaklit të sotëm./Gota News/