Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
Kryeministri Rama ka reaguar duke shkruar ne twitter se:
Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.