Artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 46-vjeçare. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ka mundur t’ja dalë dot mbanë.
Mësohet se artistja do të prehet në Luksemburg, aty ku jetonte prej viteshme bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel. Ndërsa homazhet në nder të artistes kanë nisur sot në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.
Hueyda El Saied do të kujtohet gjithmonë si një nga vajzat më të qeshura të ekranit shqiptar. Ajo ishte një figurë e kompletuar, pasi ka arritur të shfaqet në shumë dimensione si balerinë, prezantuese, aktore dhe piktore.