Ministrja Belinda Balluku ka nënvizuar dhe një herë tjetër përveç fjalës së saj ditën e sotme në Parlament se duhen ndaluar fyerjet dhe dhuna verbale kundrejt grave në Parlament dhe se është koha për t’u fokusuar tek puna dhe projektet e rëndësishme në shërbim të qytetarëve.
Në rrjetin social Facebook, Balluku ka shpërndarë fjalën e saj në foltoren e Kuvendit ku i është drejtuar deputeteve të PD-së, Grida Duma, Flutura Açka dhe Jorida Tabakut. Balluku shprehet se asnjëra nga këto deputete nuk ka reaguar kur Gjekmarkaj dhe Basha janë shprehur në mënyrë ofenduese (si haremi, apo kukullat e krimit) për deputetet e PS-së. Balluku bën thirrje që përdorimi i konceptit të barazisë gjinore vetëm kur i shërben për narrativës politike të opozitës duhet të ndalojë një herë e mirë.
Postimi i ministres Balluku: Një përgjigje për të gjithë ata që vunë kujën për një metaforë politike, por që kurrë se thanë një fjalë kur 12 gra u dhunuan me gjuhën e urrejtjes, nga burra që sot bërtasin për barazi gjinore. Ne jemi deputetë të Republikës së Shqipërisë, kemi ardhur në Parlament përmes votës për të përfaqësuar popullin. Askush nuk duhet të etiketohet e dhunohet verbalisht me fyerje, që nuk janë të denja as për mejhanet e jo më për sallën e parlamentit shqiptar. Përdorimi i konceptit të barazisë gjinore vetëm kur i shërben për narrativën e tyre politike duhet të ndalojë një herë e mirë. Koha për t’u fokusuar tek puna dhe projektet e rëndësishme në shërbim të qytetarëve.
Balluku: Nuk kam parë asnjërën nga ju të reagonte. Vazhdoni të majisni një çështje që nuk duhet të ofendohemi më. Kemi ardhur këtu si deputetë, kemi ardhur me vota, kemi dalë në fushatë. Nuk ia vlen të bëjmë bisedë që u goditën gratë apo burrat. Jemi të gjithë njësoj. Askush nuk duhet të ofendohet. Nuk mbaj mend ti thoshte dikush Gjekmarkaj që ne nuk jemi haremi i askujt. Kemi prindër shtëpi, janë të sëmurë në krevate dhe dëgjojnë gjërat më të poshtra në këtë parlament. Të dashur zonja ju mbështes shumë. Por nuk kam parë asnjë reagim. Ne mund të jemi harem por ju duhet të ngjisni këtë reotirkë teksa flasim për buxhetin. Është shumë e vështirë të jesh në politikë, është botë burrash e po mundemi të ia dalim. Nuk prekemi dot kaq shumë, por asnjë nuk u prek për ne kur u quajtëm kukullat e krimit, u quajtëm haremi. Duhet të biem të gjithë bashkë dakord, që komisioni i etikës duhet të flasë edhe për gratë e majta edhe për të djathta.