Në La Liga janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 15-të të saj.

Pas kësaj javë janë zgjedhur edhe lojtarët më të mirë të saj dhe sipas WhoScored ka vend edhe për një lojtar shqiptar.

Shkodran Mustafi i cili aktivizohet me Levanten është përfshirë në 11-shen e lojtarëve më të mirë të kësaj jave, i cili ka realizuar edhe gol.

Mustafi nga WhoScored u vlerësua me notën 7.8.