Në pritje të komunikatës zyrtare të Juventus-it, nuk kanë ardhur lajme të mira në lidhje me gjendjen e Federico Chiesa-s.
Futbollisti, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Atalanta-s, ka zhvilluar vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm në JMedical.
Në momentin e daljes nga struktura bardhezi, ai është pyetur nga tifozët në lidhje me gjendjen e tij. Përgjigjja nuk ka qenë pozitive:
“Më vjen keq, por do të duhet të ndalem për pak kohë”.
Një goditje e rëndë për Zonjën e Vjetër dhe për trajnerin Allegri, i cili nuk do të ketë në dispozicion as Weston McKennie.
Për amerikanin, problemi mund të jetë edhe më i rëndë.
#Chiesa a un tifoso: “Dovrò stare fermo per un po’” ⚠️? pic.twitter.com/92NmAet8oa
— JuventusNews24.com (@junews24com) November 28, 2021