Numri i viktimave për shkak të Covid është rritur me 10% gjatë javës së kaluar në Europë, sipas një njoftimi të OBSH-së, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë ku rastet dhe vdekjet kanë shënuar rritje të vazhdueshme.
Kjo është java e gjashtë radhazi që rastet kanë shënuar rritje në të gjithë kontinentin pasi shumë kombe po përjetojnë valët e tyre të katërta ose të pesta. OBSH tha se janë regjistruar rreth 3.1 milionë raste të reja globalisht. Gati dy të tretat e rasteve- 1.9 milion u regjistruan në Europë.
Numri i vdekjeve javore nga Covid-19 ra me rreth 4% në të gjithë botën dhe shënoi rënie në çdo rajon përveç Europës. Vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Turqia dhe Gjermania.