Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka bërë thirrje vendeve europiane të bëjnë të detyrueshëm vaksinim kundër Covid-19. Ky vendim vjen pasi komisioneri i turizmit së Gjermanisë, Thomas Bareiss, tha se ai priste që vaksinimi të bëhej i detyrueshëm në vend. Austria planifikon ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin nga shkurti.

Europa është tashmë kontinenti me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave. OBSH gjithashtu ka paralajmëruar se nëse vendet nuk marrin masa, Europa do të regjistrojë 2 milion viktima deri në mars.

Nga ana tjetër, kritikët thonë se vaksinimi është një zgjedhje që prek pjesën tjetër të shoqërisë pasi zgjedhja e një personi për të mos u vaksinuar mund të dëmtojë personin në fjalë dhe të tjerët përreth. Ekspertët thanë se kjo varet nga faktorë që përfshijnë ashpërsinë e sëmundjes, efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës, si dhe konsideratat sociale, kulturore dhe politike.