Ka përfunduar me sukses pak momente më parë operacioni ndërkombëtar ‘Mobile 4’. Operacioni ‘Mobile 4” i koordinuar nga Europol është shtrirë në të gjithë Europën dhe synon forma të shumta të krimit të organizuar të pronës dhe mashtrimit.  Duke u zhvilluar në 16 vende evropiane dhe në 6 shtete të tjera të Ballkanit, operativët kapën me sukses qindra automjete dhe pjesë automjetesh të vjedhura, si dhe 1000 migrantë të parregullt dhe 31 kontrabandistë njerëzish.

Mobile 4 është bashkë-drejtuar nga Greqia, Gjermania, Polonia, Frontex dhe Europol por megjithatë në operacionin me gamë të gjerë u përfshinë edhe 6 shtetet nga Ballkani Perëndimor, ndër to edhe Kosova pavarësisht se kjo e fundit nuk njihet si shtet nga disa shtete të tjera të Europës. Lajmin e ka bërë të ditur Zv Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari përmes një postimi në Facebook. “Siguria rajonale, e Evropës dhe #BE nuk njeh barriera gjeo-politike!”- shkruan Lamallari

REZULTATET NGA DITËT E VEPRIMIT TË PËRBASHKËT TË SHTETEVE, 11-22 TETOR
518 automjete të vjedhura
400 pjesë makinash të vjedhura
140 dokumente mashtruese
4 varka të vjedhura
10 000 kontrolle të bazës së të dhënave
1000 migrantë të parregullt
31 kontrabandistë personash

LEXO.AL/