Meta, ose siç njihet ndryshe si ribrandimi i Facebook, është duke elaboruar hapjen e dyqaneve fizike ndërsa po shton përpjekjet në drejtim të metaverse raportoi New York Times.
Dyqanet të cilat ende nuk kanë një datë, do ti mundësojnë kompanisë të paraqesë pajisjet më të fundit si realiteti virtual dhe pajisje e telekonferencave.
Nëse realizohet do të ishin dyqanet e para fizike të kompanisë. Lajmet vinë thuajse një javë nga lançimi i brendit të ri.
Kompania shet disa produkte dhe mund tu japë mundësinë konsumatorëve ti provojnë vetë. Oculus Quest do të ribrandohet në Meta Quest. Facebook gjithashtu shet pajisjet e video komunikimit Portal që do të ribrandohen në Meta Portal.
Kompani si Apple dhe Google kanë pasur sukses me dyqanet fizike ndërsa Microsoft vitin e kaluar i mbylli për tu fokusuar tek dyqanet online.