Më në fund, pas tetë javësh, Partizani merr fitoren e parë në kampionat. Pas thyen tersin në Kupë, të kuqtë e Ilir Dajës triumfojnë dhe në kampionat. Tingëllon e vështirë për tu besuar, por ky është një fakt, tetë javë pritje për të shijuar një trepikësh. Kryeqytetasit mposhtën në transfertë Kastriotin me rezultatin e pastër 0-2.

Të kuqtë shënuan nga një gol për çdo pjesë, në të 37-tën, Emiljano Musta me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit kaloi demat në avantazh ndërsa në minutën e 90-të ishte Rrapaj që dyfishojë shifrat.

Falë këtij suksesi, Partizani ngjitet në vendin e 7-të në kuotën e 8-të pikëve.