“All I Want for Christmas is you”, është kënga e Mariah Carey-t, që u bë pjesë e pandashme nga netët festive, dhe u kthye deri diku në “simbol” për Krishtlindjet.

Por, duket se këtë vit do të zëvendësohet me një tjetër këngë, e cila titullohet “Fall in love at Christmas”. Në një duet me këngëtarin Khalid, Mariah Carey ka publikuar sot, më datë 5 nëntor, një baladë dashurie.

“Fall in Love at Christmas, do të dalë këtë të premte!”, shkroi Khalid në Instagram. “Jam shumë mirënjohës që kam punuar me dy legjendat Mariah Carey dhe Kirk Franklin. Mezi pres që të gjithë ta dëgjojnë!”.

Për vetëm katër orë pas publikimit, kënga numëron rreth 80 mijë klikime.

“All I Want for Christmas is you” u rendit vjet për herë të parë në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse kanë kaluar 27 vite që kur u publikua në 1994-ën, kjo këngë vazhdon të dëgjohet ende. Sipas disa kërkimeve, kënga mbledh më shumë se 400,000 paund vetëm në Mbretërinë e Bashkuar çdo sezon festiv, por kjo nuk është e gjitha.