Nesër në Bruksel do të zhvillohet mbledhja e këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së, ku mes tjerash do të bisedohet edhe për zgjerimin.
Ministri gjerman Michael Roth i kërkon Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë dhe rrjedhimisht do të zgjidhte ngërçin edhe për Shqipërinë.
“Në temën e zgjerimit të BE-së bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Në dritën e zgjedhjeve të mbajtura në Bullgari, tani është shumë me rëndësi që udhëheqësi bullgare të përmbushë obligimin evropian dhe të hapë rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Roth.