Petit Futé, guida më e madhe dhe më e rëndësishme e frakonofonisë i ka kushtuar hapësirë Shqipërisë në faqet e saj të rrjeteve sociale.
Ndërsa publikohet një video promocionale e atraksioneve turistike që ofron Shqipëria, në shënimin shoqërues, thuhet: Shqipëria, në mes të Europës është një destinacion kulturor dhe historik me zona të mbrojtura nga UNESCO.
Peisazhe që ndërthurin malet dhe detin, ndërsa turizimi zhvillohet përmes aktiviteteve kulturore, ujore ashtu si dhe përmes kuzhinës tradicionale dhe mesdhetare.
Kujtojmë se botimet e Petit Futé janë për zonat frankofone po aq influente sa ç’është edhe Lonely Planet për zonat anglishtfolëse.