Prezantohet buxheti 2022 për Ministrinë e Arsimit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se është evidentuar problemi i parrgullësive në tekste, shkollore duke njoftuat se ka nisur rishqyrtim i të gjitha lëndëve shkollore.

“Këtë mandat objektivi është të rriten pagat me 32% në të gjitha shkollat. (…) Jemi të vetëdijshëm që ka nevojë përmirësime tekstet, prandaj kemi nisur rishqyrtimin e teksteve për të rregulltar çdo parregullsi për tekstet shkollore/.20 mln lekë do të vazhdojmë pasurimin e bibliotekave në shkolla. 110 mln lekë për shkollat e arsimit special, për nxënësit që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë me qëllimin për t’i kthyer këto shkolla në qendra burimore”, tha Kushi.