Ministrja e Financave, Delinda Brahimaj në sallën e kuvendit dha detaje në lidhje me buxhetin e vitit 2022 duke theksuar se është më i madhi i të gjithë historisë së shtetit shqiptar.
Sipas saj, ky projekt-buxhet synon që ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë, të sigurt dhe më tërheqës për investitorët e huaj.
“Buxheti më i madh i të gjithë historisë së shtetit shqiptar, vijimi i reformave strukturore për punësim, rritja e produktivitetit, digjitalizimin e ekonomisë, ndihma e njerëzve në nevojë. Në vitin 2013 rritje vetëm 1%. Pritet që gdp të jetë 661 milek për banor për 2022. Janë përcaktuar prioritete, ndërsa 20 mld lekë është fondi i rindërtimit. Investimet publike janë dyfishuar duke bërë një stimul të fortë. Buxheti shkon 10.8% për arsimin. Do t’i jepet vëmendje arsimit profesional, shanset janë 15,.3% më të larta se ata me arsim të mesëm që të punësohen, ku 5 mjë punëkërkues do përfitojnë.. Sa i përket rendit, parashikohet dhe synohet jetesë e sigurt, drejtësi dhe barazi ligjore”, tha Brahimaj.