Shprehjes se politika është arti i të mundurës, përligjet ditët e fundit pas disa dakortësive mes PD dhe PS.
Top Channel mëson se numri një i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe homologu i tij demokrat Alfred Rrushaj janë në komunikim intensive dhe kjo ka prodhuar fillimisht zhbllokimin e punës të komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Më e fundit dakordësi e arritur mes Ballës dhe Rrushajt ka të bëjë me tryezën e reformës zgjedhore
“Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore. Ato janë drejtuar me bashkëkryetar, ose me ndërhyrjen e palëve. Ndaj le të vijojë puna, duke respektuar edhe të gjithë përfaqësimin parlamentar që kemi në kuvendit të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati, sapo PD të propozojë bashkëkryetarin e tyre, ne të kalojmë në Kuvend ngritjen e komisionit të posaçëm.
Propozimet kanë mbështetje prej më shumë se 28 deputetëve. Kuvendi e cakton qartë se si mbështeten nismat. Sapo të jetë plotësuar ky afat kryetrari i Kuvendit të thërrasë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit.
Në këtë dispozitë të përcaktuar nga rregullorja, të jeni të sigurt se zonja Nikolla është mbi palët dhe do të respektojë rregulloren. Ju jeni vënë në dijeni. Do të kemi sot mbledhjen e parë të Këshillit të Legjislacionit dhe ligjeve. Propozimi ynë për ndryshimet kushtetuese është propozim që është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtar të Shqipërisë, pasi ka të bëjë me çështje teknike për vijimin e një procesit historik të pastrimit të drejtësisë, siç është sistemi i Vetting-ut”, tha Balla.
Zgjidhjet e dhëna prej Ballës dhe Ruashajt ka minimizuar presionin dhe përfshirjen e udhëheqësve politik Rama dhe Basha. Nëse kjo klimë do të vazhdojë e paqtë mes Taulant Ballës dhe Alfred Rrushajt, atëherë ndryshimi kushtetues propozuar nga PS për zgjatjen e veting-ut dhe tre të tjera nga PD për veting-un e politikanëve atë zgjedhore dhe territoriale, pritet të miratohen fillim vitin e ardhshëm.