Paris Saint Germain nuk është në bisedime me Zinedine Zidanen, thotë Leonardo.
Që prej largimit të Ole Gunnar Solskjaer, është përfolur shumë për një largim edhe të Mauricio Pochettinos nga Paris Saint Germain, pasi gjithmonë ka dashur të ulet në stolin e Manchester United.
Kështu, menjëherë doli në skenë emri i Zinedine Zidane për t’u ulur në stolin e PSG-së.
Madje, mediat kanë shkuar aq larg sa që kanë raportuar se klubi është në bisedime me ishin e Realit.
Por, të gjitha këto i ka hedhur poshtë drejtori sportiv i Parisit, Leonardo.
“Kam shumë respekt për Zidanin si trajner dhe si lojtar, por mund t’ju siguroj se nuk ka pasur kontakte me të dhe as nuk ka pasur ndonjë takim”, deklaroi Leonardo