Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sqaruar dhe një herë tjetër rëndësinë e risisë së Pit-Stopit Edukativ në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi.

Me anë të një postimi në Facebook duke shprehur keqardhje për të gjithë personat që dynden për rinovimin para kohe të lejedrejtimit të tyre nga frika absurde dhe të keqkuptuar se mos do i kapë Pit-Stopi Edukativ, DPSHTRR shkruan se kjo risi  ka shkundur edhe shumë individë që kanë vite pa e rinovuar lejedrejtimin dhe që vijonin ngisnin mjetet rrugore me lejedrejtimi të skaduara, në kundërshtim me ligjin!

“Nuk ka Pit-Stop Edukativ, nuk ka asnjë ndryshim procedure për drejtuesit korrekt të mjeteve rrugore! Pra për tërë ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës!
☑️ Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që sistemi i Policisë Rrugore e alerton si kontigjent përsëritës, me tre shkelje të rënda, me heqje pikësh, në vitin e fundit paraardhës!
☑️ Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që rinovon Lejedrejtimin nëse ka mbi tre vjet që i ka skaduar!
(Nuk ka asnjë tarifë shtesë për ata që do t’i nënshtrohen Pit-Stopit Edukativ!”, njofton DPSHTRR.