Mino Raiola rikthehet për të folur në mikrofonat e Rai, duke filluar nga Paul Pogba, të cilit i skadon kontrata në qershor: “Një rikthim te Juve? Të ëndërrosh është falas, ata që nuk ëndërrojnë janë të vdekur. Unë nuk ia ndaloj ëndrrat askujt. Do të shohim nëse ëndrrat do të realizohen në këtë rast. Dhjetori është muaji për të ëndërruar, me Krishtlindje dhe të gjitha festat e tjera.

Eshtë ende herët, të shohim se çfarë mund të ndodhë. Nuk e dimë pse, por kur flasim për Pogba në Angli edhe të vdekurit zgjohen. Më mirë të mos flasim për këtë, sepse ndoshta disa ish-lojtarë të Manchester United do të kenë me çfarë të merren. Nëse ata nuk flasin për Pogba, edhe unë nuk flas për asgjë. Kështu që është më mirë të mos flasim për këtë”. Mino Raiola ndalet edhe te rinovimi i Alessio Romagnolit me Milanin dhe transferimin e tij të mundshëm: “Merkatoja do të fillojë në maj. Nuk e di, do të punojmë”.