Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend tha se eurobondi që qeveria kërkon të marrë nuk është një borxh, por një mundësi për të rritur ekonominë.
Ai nuk i kurse kritikat edhe për opozitën.
Rama: Më e mira do të ishte që ky vend dhe për çështjen ku fliste Mediu të fliste ne një gjuhë. Por duke qenë se desha të them dy fjalë për aktin normativ, por nëse Mediu merr një nismë për tryezë të përbashkët me PD dhe PS unë do marr pjesë , pa kërkuar kush dhe kush nuk do të vijë, do të ishte nismë e vyer besoj.
Nga ana tjetër, ka një keqkuptim të madh për aktin normativ dhe eurobondin, eurobondi nuk është një borxh i radhës, por një mekanizëm financimi, me likujditet i vetë borxhit, nuk është siç tha Mediu, të marrim borxh të lajmë borxh, por është mekanizëm që na jep mundësinë që të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe atë të borxheve të marra në shumë vite.
Këtu ca nuk u tha, por e vërteta është që kur përsërisni borxhin 80 përqind, duke u përpjek ti thoni njerëzve që këtu ka vetëm marrje borxh e dhe sikur situata ka dalë jashtë kontrollit, kujtohuni pak .
Ka një pse , për borxhin që është mbi 74 përqind, kanë ndodh dy ngjarje shumë të rënda që krijuan nevojë për të marrë borxh, borxhi që ju i latë vendit, ishte 74, dhe skishte as pandemi e as tërmet, por qoftë tërmeti, qoftë covid ishin e një forme tjetër në themelet e qeverisjes tuaja.
Se kur flsini ju për ato që flisni është vërtet për tu admiruar guximi me të cilin harroni ju nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni zbrit në vend ditën që filloi ky parlament, ju keni qenë këtu, keni qeverisur dhe protagonistët e djeshme, sot i keni në të dy krerët e zogut që po përpëlitet, se PD është një zog dy krenar po jo shqiponjë. Nuk jam ende i qartë se kuj do ti ngjajë në fund, por jo shqiponjës e sigurt.