Më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit. Këtë e njoftoi kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, ndërsa sot ka postuar një foto të rrugës.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje të veçantë nga rruga e Arbrit që më datë 29 do të hapet për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Komentet përkrah postimit janë të ndryshme. Më së shumti komentuesit shprehen se ky investim ndonëse i vonuar, është i nevojshëm pasi zgjidh probleme të mbartura prej kohësh. Sigurisht jo të gjithë janë të kënaqur. ‘Kritikat’ më së shumit janë për kthesat.