Kryeministri Edi Rama ka ndarë “Medalje të Artë” për 10 maturantët ekselentë. Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, kreu i qeverisë i vlerësoi ata për arritjet në mësime.

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi edhe njëherë vizitat e tij në familje në kushte të vështira ekonomike. Kryeministri tha se në këto familja ka takuar fëmijë të shkëlqyer në mësime, ndonëse mësonin në kushte tepër të vështira.
“Për shkak të detyrës kam vizituar familje në situata të vështira, ajo q më mbetet si mbresë është fakti që në ato familje ku në ndonjë rast dhe vetë çatia ishte e pamjaftueshme për të mbajtur shiun, kam, pasur privilegjin të takoj fëmijë që shkëlqenin në mësime. Fëmijë që mësonin në kushtet më të pamundura dhe që ktheheshin në shtëpi me dhjeta. Nuk mjaftoheshim me shqipen, por flisnin anglisht rrjedhshëm, ndëkohë që në shtëpinë e tyre diskutohej sfida e përditshme e ushqimit në tavolinë.”- tha Rama.