Kryeministri i vendit, Edi Rama në një video të vetme sjell pamjet aktuale nga DPSHTRR në Fier dhe se si do të jetë kantieri i ri, i cili do të ofrojë shërbim për 67.000 drejtues automjetesh.

Rama shkruan se kantieri më ri ri i DPSHTRR do të jetë këtë nëntor kompleksi i kontrollit teknik e fizik në Fier që do të ofrojë shërbim për mijëra shoferë.

“Në rrugën e transformimit epokal të sistemit fizik e digjital të Shërbimeve të Transportit Shqiptar, kantieri më i ri i DPSHTRR do të jetë këtë nëntor Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik në Fier, i cili do të ofrojë shërbim për 67,000 drejtues automjetesh”, shkruan Rama bashkangjitur videos.