Fermerët do të kenë sistemin e tyre të sigurimit të prodhimit të tyre në rast të fatkeqësive. Rama tha se po punohet për një sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum prodhuesit dhe fermerëve dhe që djerrja e tyre të mos shkojë kot në rast fatkeqësisht nga ku do të mbrohen. Rama tha se satelitët që do të vendosë Shqipëria duke nisur nga marsi, në hapësirë, do të shërbejnë edhe për bujqësinë për sigurimin dhe garantimin e prodhimeve bujqësore, dhe nuk duhet një inspektor për këtë.

“Nuk mund t’i themi fermerëve, prodhuesve që të sigurohen, siç sigurohen ata që sigurojnë makinat. Pasi bëhet fjalë për një sistemi sigurimi që është i shtrenjtë për prodhuesit, fermerët. Na duhet sistem sigurimi i ndryshëm. Po punojë për këtë, që të kemi sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum të minimumit prodhuesit e fermerit, që të jetë i mbuluar kur vjen katastrofa. Minimumi që sjell garanci që asnjë pikë djersë nuk të shkon kot. Një sistem i sigurimit i kombinuar me teknologji. Sot bota cilësinë dhe garancinë e produktet e kontrollon me satelitët dhe jo me inspektor. Dhe ky është një tjetër komponent që të do mbulojnë satelitët tanë”, tha Rama.