Juventusi arriti të mposhte Lacion me rezultatin 2-0. Të dy golat e kësaj sfide janë shënuar me penallti nga mbrojtësi juventin Leonardo Bonucci. “Bardh e zinjtë” me këtë fitoren arritën në kuotën e 21 pikëve, duke barazuar kështu edhe Lacion pas 13 javëve të luajtura.
Por ajo që ja në sy gjatë gjuajtjes së penalltive ishte kur në një rast shikohet Reina teksa i thotë mbrojtësit italian të godiste në qendër.
“Qëllo në qendër” dëgjohet në video teksa gardiani i Lacios është munduar të shpërqendronte mbrojtësin 34-vjeçar, tentativë që nuk doli siç donte Reina, sepse Bonucci nuk e dëgjoi, gjithashtu ky i fundit shquhet për goditjen e mirë të penalltive.