Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe borë në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e borës kanë zbardhur gjithashtu rrugën e kombit Milot-Morinë dhe aksin Fan-Kolsh. Fatmirësisht nga reshjet nuk ka pasur probleme në qarkullimin e makinave. Ndërkohë gjatë ditëve të dimrit, kompania e mirëmbajtjes AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në ”Rrugën e Kombit”
Ndër të tjera ato kanë kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos lëvizin pa pasur goma dimërore dhe zinxhirë.
“Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar. Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet e përcjella në to! Të lëvizin me goma dimërore dhe prezencë zinxhirësh në makinë“, thuhet në njoftimin e AHC.