Barcelona po punon prej kohësh për të gjetur një zgjidhje për numrin e madh të dëmtimeve që kanë goditur skuadrën që nga sezoni i kaluar.
Sipas TV3, klubi katalanas ka shkarkuar mjekët Lluis Til dhe Javier Yanguas: ky është hapi i parë i ndërmarrë nga Xavi për të riorganizuar stafin mjekësor.
Trajneri i ri po provon të kthejë doktorin Ricard Pruna, i cili punon aktualisht në Emiratet Arabe.