Ditë aspak të mira për kombëtaren pas paraqitjes zhgënjyese kundër Anglisë ku u mposhtëm me rezultatin 5-0. Ndër të shumta janë kritikat ku nuk mungon as Lirim Zalla, gazetari sportive, që më herët ka punuar edhe si zëdhënës i FSHF-së.
Në një koment në rrjetet sociale Zalla lë të kuptohet se ‘FSHF përgatit edhe ndeshja të fiksuara’, me bekimin e kreut Armando Duka. “Kuptohet qartë që “Shijaku” nuk e do Brojën plot personalitet. I duhen ato lëpirësat e rezultateve të fiksuara. Askush nuk guxon të marrë një vendim të tillë pa pyetur ATË, … katnarin pre…”, shkruan Zalla në postimin e tij.