Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur plot të papritura në “Big Brother VIP”. Në fund të mbrëmjes Graniti dhe Arditi ishin ata që grumbulluan shumicën e votave të banorëve për të dalë në nominim këtë javë. Mirëpo, Fifit e cila u zgjodh si më e preferuara e publikut, iu dha mundësia të bënte një konvertim të njërit prej të nominuarëve. Ajo vendosi, pa u menduar dy herë, që të zëvendësonte Granitin me Donaldin.

Ndërkohë, Romeo ka bërë një postim në rrjetet sociale që është marrë si ironizim për Fifin. Ai ka publikuar në Instastory një GIF të disa personave duke duartrokitur në mënyrë ironike. Aktori nuk ka shkruar asgjë krah videos e cila nuk ka nevojë për koment.

Ndjekësit e kanë lidhur këtë video, që është publikuar në të njëjtën kohë me nominimet në shtëpi me veprimin e Fifit. Megjithatë, ekziston edhe mundësia që Romeo të jetë duke ironizuar një tjetër situatë.