Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të pezulluar nga detyra Administratorin e Njësisë Petrelë, Sokol Kupi.
Gjatë seancës së sotme për vlerësimin e masës së sigurisë, sipas kërkesës të dorëzuar nga prokuroria, Gjykata në bazë të të dhënave të ofruara, ka rrëzuar pretendimet e ngritura ndaj administratorit të Petrelës, duke e rikthyer atë në detyrë.
Të gjitha veprimet hetimore dhe relacioni i prokurorisë është vlerësuar nga gjykata pas shqyrtimit të fakteve dhe rrethanave të çështjes, duke vendosur rikthimin menjehere në detyrë të administratorit.