Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në “Radarin Informativ” në ABC rruga e nisur nga ish lideri i PD-së, Sali Berisha është e pamundur dhe pa krye. Me tej deputeti demokrat ka theksuar se kjo nismë do të lërë viktimat e saj dhe viktimë nuk mund të jetë kurrsesi SHBA.

Sipas Gjekmarkajt SHBA e ka bërë të qartë se do të ndërpresë çdo marrdhënie me PD-në nëse Berisha vjen në krye të saj.

“Nuk vjen dot një parti në pushtet duke qenë “non grata” ose duke pasur një lider non grata në krye. E dimë peshën e SHBA. Yuri Kim tha se kurrë nuk do kemi marrëdhënie me një parti që ka një kryetar non grata. Nuk do ulemi kurrë tha. Ndërkohë Escobar tha që edhe personat rreth tyre janë nën vëzhgim nga SHBA edhe kompanie që i mbështesin” tha Gjekmarkaj.

 

“Yuri Kim tha se Basha ka kryetarin e ligjshëm. Kim shtoi se SHBA do ndërpres marrëdhëniet nëse Berisha do jetë në PD. Nëse me Bashën ke disa shanse me Sali Berishën nuk ka asnjë shans për të ardhur në pushtet.” tha Gjekmarkaj.