Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, nga Tirana ka shprehur edhe një herë qartë se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të hapet sa më parë mes Shqipërisë dhe BE.
I pyetur se pse Holanda ka ndryshuar qendrim ne lidhje me Shqiperine, ai u shpreh se Progresi (i Shqipërisë) ka qenë kaq i madh që ne të themi po. Eshtë pranim i faktit që nen udhëheqjen e Edi Rames janë marrë kaq shume hapa, duke shtuar qe si ne Shqiperi dhe ne Holande ka gjithmone pune perpara.
Me tej ai shtoi se “Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Duhet të ketë diçka midis gjatë rrugës që ecim përpara. Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike“, tha ai.