Të bëjmë të pamundurën të mundur, bëri sot thirrje Princi William, i dyti në radhën e pasardhësve të fronit britanik të Elizabeth II, gjatë debutimit të tij sot në selinë e konferencës së OKB-së për Klimën, COP26, në Glasgou.
“Liderët globalë të mendojnë ndryshe për të shpëtuar planetin”, tha William.
Duka i Kembrixhit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Kate, u konfirmua si një mbështetës i bindur i betejës ambientaliste kundër ngrohjes globale, duke ndjekur gjurmët e babait të tij dhe trashëgimtarit të fronit, Princi Charles, pionier historik i ekologjisë.