Në prag të derbit së mbrëmjes së sotme mes Milan-it dhe Inter-it, Clarence Seedrof ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, në të cilën ka folur për kuqezinjtë:

“Milan duhet të synojë titullin. Ka nga ana e vet edhe historinë, traditën, një fanellë me peshë. Luajnë bashkë prej kohësh dhe është momenti që të kërkojnë titullin dhe të luftojnë në Champions, ku duhet të provojë deri në fund”, ka thënë holandezi.

“Maldini? Askush më mirë se ai nuk e njeh klubin dhe çfarë mungon për hapin pasardhës: është një fat për Milan-in që është ai. I ka dhënë skuadrës soliditet dhe qartësi, do ta përshtatë strategjinë e tij me atë çfarë i duhet klubit, filozofia dhe ambicia nuk do të ndryshojnë”.