Grupi i parë i grupmoshës së fëmijëve nga 5-11 vjeç në SHBA filloi vaksinimin me Pfizer-BionTech, në qendrën shëndetësore të Hartfordit në Konektikat. Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së dhanë të martën rekomandimin e tyre përfundimtar për vaksinën ANTICovid-19 të Pfizer-BioNTech për moshat nga 5 deri në 11 vjeç.
Kjo do të lejojë që 28 milionë fëmijë të kësaj moshe të kenë të drejtë të marrin injeksionet e tyre. Disa ditë pasi u autorizua nga Agjencia e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), vaksina u rekomandua të martën nga Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), hapi i fundit që kërkohet për të nisur këtë fazë të re të fushatës.
Vaksinimi pritet nga shumë prindër.