Të gjithë personat që do të duan të udhëtojnë në SHBA nuk do të privohen më nga kufizimet pasi duke filluar nga e hëna vendi do të heqë të gjitha kufizimet e udhëtimit.

Shtetet e Bashkuara hoqën kufizimet e udhëtimit për 33 vende dhe hapën kufijtë e tyre tokësorë me Meksikën dhe Kanadanë, duke i dhënë fund një ndalimi udhëtimi që hyri në fuqi në fillim të vitit 2020 për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Autoritetet theksuan se në gjashtë javë pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit, ka pasur një rritje prej 450% të rezervimeve ndërkombëtare . United Airlines pret rreth 50% më shumë pasagjerë ndërkombëtarë vetëm të hënën. Qeveria e Presidentit Biden është në kontakt të vazhdueshëm me linjat ajrore amerikane për t’u përgatitur për fluksin e udhëtarëve.