Kreshnik Spahiu në “Zona Zero” në Top News pasditen e sotme ngriti hipoteza mbi planet që mund të ketë SHBA me situatën politike në vend.
Ai dha mendimin e tij se pse SHBA priti deri tani për të sulmuar Sali Berishën kur mund ta bënte shumë kohë më përpara.
“Amerika ka pasur shumë mundësi për ta larguar Berishën nga politika. Mund ta bënte me Gjykatë, me FBI, e t’i lëshonte Interpolit një letër për shpallje në kërkim. Por nuk e bëri këtë, por përdori Lulzim Bashën.
Se qëllimi nuk është asgjësimi i një individi, por që Berisha nëpërmjet pushtetit ka rritur një klan korrupsioni për rritjen e pasurisë së disa njerëzve dhe shkatërrimin e demokracisë. SHBA kërkon shkatërrimin e kësaj celule,” tha ai.
Fati i Bashës në këtë histori?
“Eliminohet politikisht Basha. Strategji e Amerikës, për të vrarë me një gur 2 zogj. Ka qenë i pamundur eliminimi i berishizmit në Shqipëri, dhe SHBA gjeti strategjinë për përçarjen e Berishës dhe Bashës, dhe kështu i djegin të dy politikisht. Basha do përfundojë vetëm me shoferin, dhe s’do ketë më as çelësat e selisë,” u shpreh Spahiu.