Kreu i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është përplasur me ish-deputetin e PD, Klevis Balliu.

Sulmi i Kujtim Gjuzit vjen pas disa fjalësh të thënë nga ana e Ballitu gjatë një interviste televizive.

Kujtojmë se Balliut është shprehur “Mua s’më përjashton Basha nga PD. Kryetar është edhe Gjuzi, por se pyet njeri.”

Nga ana tjetër reagimi i Gjuzit ka ardhur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish deputeti e quan “vulëhumbur i PD” Balliun, teksa shkruan “yt tatë është në listën e zezë të SHBA mes 96 emrave “non grata”.

“Klevis Balliu më krahason me Lyli Basha vula! Kujtim Gjuzi të thotë: Djalosh s’jam djalë i një spiuni si ti. O vulehumbur i PD, yt tatë asht në listën e zezë USA mes 96 emrave “non grata” shkruan Gjuzi.