Shqipëria dhe Mali i Zi synojnë zgjerimin e bashkëpunimit në disa plane, në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe agroturizmit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca shprehet se, “Mali i Zi është një nga fqinjët me të cilët kemi ende shumë potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik”.

E pranishme në eventin “Frymëmarrje për të Ardhmen” që u organizua të enjten në Ankara të Turqisë, Krifca u takua me ministrin e Malit të Zi, për Bujqësinë, Pyjet dhe Menaxhimin e Ujërave, Aleksandar Stijović, për nënshkrimin sa më parë të marrëveshjes së përbashkët për mbrojtjen e bimëve dhe lehtësimin praktik të kontrolleve fitosanitare.

“Vendosëm angazhimin e përbashkët në rritjen e numrit të bizneseve ndërkufitare në fushën e turizmit rural, si dhe mbi vazhdimin e rritjes së bashkëpunimit për menaxhimin e përbashkët të rezervave peshkore dhe nxitjen e eksporteve të prodhimeve shqiptare të peshkimit”, tha Krifca.