Ministria e Shëndetësisë: 1740 testime, 405 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 539 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë, në këto bashki: 166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës.
Janë 8036 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Nëntor 2021) Raste të reja ditore 405 Të shëruar në 24 orë 539 Të shtruar në spitale 157 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 1740 Testime totale 1,370,352 Raste pozitive 196,393 Raste të shëruara 185,317 Raste Aktive 8,036 Humbje jete 3,040
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4195 Fier 725 Gjirokastër 530 Berat 475 Shkodër 463 Durrës 415 Elbasan 365 Vlorë 314 Korçë 248 Lezhë 169 Dibër 73 Kukës 64